Nxënësi nga Peja që ra nga kati i dytë i shkollës është në gjendje të rëndë

Një nxënësi rreth moshës 14 vjeçare ka rënë nga kati i dytë i shkollës fillore Asdreni në Pejë.

Për shkak të natyrës së lëndimeve ai është sjell për trajtim në Qendren Emergjente të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar në QKUK Avdush Bajgora, ka folur për Klan Kosovën.

Bajgora njoftoi se gjendja e të riut është e rëndë.

“14 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore. Tani gjendet në intubim në mjekim intensiv. Ai ka marrë fraktura në kokë dhe brinjë”.