Ramush Haradinaj në Klinë, i bindur që Zenun Elezaj do të jetë fitues në raundin e dytë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Klinës.

Me këtë rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Zenun Elezaj, i cili ka dalë i pari në zgjedhjet lokale në Klinë.

Haradinaj e ka uruar Elezajn pēr rezultatin e 17 tetorit, derisa ka thënë se në raundin e dytë do të jetë fitues.

Ky është postimi i plotë:

Kryetari Zenun Elezaj shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në transformimin e Klinës, ashtu siç e duan qytetarët.

E urova për rezultatin e tij dhe të kandidatëve të Aleancës për Kuvendin Komunal me 17 tetor, me bindje të thellë për fitore në raundin e dytë.

Urime Klinë, urime Zenun Elezaj!

RH