Skuadra rumune e zyrtarizon blerjen e Ermal Krasniqit

Skuadra rumune, Cluj sapo e ka zyrtarizuar blerjen e Ermal Krasniqit. Futbollisti i Ballkanit raportohet se i ka kushtuar rreth 300 mijë euro skuadrës rumune.

“CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish kundërshtari ynë në grupet e Conference League, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te ne!
Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka evoluar në tre sezonet e gjysmë të fundit te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Me fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime” thuhet në njoftimin e Cluj.