Pas dorëheqjes së kryetarit të Gjykatës Supreme, Këshilli Gjyqësor shpall konkurs

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  ka shpallur konkurs për kryetar të Gjykatës Supreme, pas dorëheqjes së Enver Pecit dhe zgjedhjes së tij gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

KGJK miratoi shpalljen e konkursit për kryetar të GjSK-së, me ç’rast themeloi komisionin vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për këtë pozitë.

Kuvendi i Kosovës e pati zgjedhur Pecin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të këtij viti me 66 vota pro.

Derisa me 16 dhjetor ka dhënë betimin para Presidentes Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.

Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Osmani me 16 dhjetor ka dekretuar këtë të fundit si gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Enver Pecit, gjyqtarja Mejreme Memaj është zgjedhur ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme. 

KGJK në këtë takim ka themeluar edhe Komisionin Vlerësues me këtë përbërje: Qerim Ademaj, zëvendës kryesues i KGJK-se, Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së, Arjeta Sadiku, anëtare, Fahret Velija, anëtar/anëtar rezervë.

KGjK-ja e kishte zgjedhur kryetar të Gjykatës Supreme me 6 mars të vitit 2017.

Në vitin 2017 u dekretua nga Presidenti i vendit dhe u emërua në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës Supreme, për një mandat shtatë vjeçar.