Mediat serbe: Pas Kosovës edhe britanikët nuk lejojnë zgjedhjet serbe të 3 prillit?

Sipas B92, e cila Kosovës i referohet me një emërtim të çuditshëm dhe racist “e ashtuquajtura Kosovë”, votimin e serbëve në zgjedhjet e 3 prillit, pos autoriteteve kosovare, nuk do ta lejojë edhe Londra.

Sipas këtij mediumi që thirret në informacione jozyrtare, votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale nuk do të zhvillohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak se autoritetet atje nuk i dhanë vizë kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, i cili duhej të udhëtonte drejt Londrës për t’i çuar materialet zgjedhore në ambasadën serbe.

Mediat raportojnë gjithashtu se britanikët nuk kanë shpjeguar arsyet e “uljes së rampës”, ​​ndonëse kanë të drejtën diskrecionale të mos i publikojnë arsyet.