Manaj: Trepça ’89 nuk lufton për mbijetes, do jetë shumë lart në tabelë

Ankara Keçiörengücü ka transferuar në radhët e veta sulmuesin kosovar Arb Manaj,

Manaj në Ligën e Parë Turke ka kaluar nga skuadra e Trepçës ’89 për të cilën luajti në katër sezone të ndryshme.

I pyetur nga Gazeta Olle në lidhje me ambientimin në klubin e ri dhe synimet që ka për sezonin e ri, Manaj ishte i prerë duke treguar që synimi i tij është të arrijë formacionin startues dhe personin i cili po e ndihmon të ambientohet në klubin e ri.

“Kam filluar stërvitjet dhe jam ambientuar shumë mirë, në Ankara më kanë pritur shumë mirë. Fatmirësisht, pjesë e skuadrës është edhe Ilir Mustafa i cili më ka ndihmuar të ambientohem shumë më lehtë me skuadrën, pasi ne njihemi qysh moti, unë së pari dua të luaj në formacionin startues e më pas jam i sigurt që edhe golat do të vijnë” – u përgjigj Manaj.

Tutje Manaj foli pak edhe për ish-skuadrën e tij të cilës i uroi shumë fat dhe tek e cila beson se do të jetë një nga më të mirat e këtij sezoni.

“Fillimisht i uroj shumë fat Trepçës ’89, unë besoj që skuadra nuk do të luftoj për mbijetesë këtë sezon, Trepça ’89 do të jenë shumë lartë në tabelë dhe sipas mendimit tim ky sezon nuk do të jetë fare i njejtë me atë të kaluarin”- përfundoi prononcimin e tij për Gazetën Olle, Arb Manaj.

Sulmuesi nga Klina sezonin e kaluar ishte vrastar para portës, duke shënuar 17 gola në Superligë.