Ndalohet kosovari në aeroportin “Adem Jashari”, në valixhe kishte 45 fishekë!

Dje një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi në valixhen e tij kishte 47 fishekë cal9mm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

“Aeroporti Adem Jashari 28.04.2022 – 09:00. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në valixhen e tij në shkuarje në aeroport kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.