Aksidnet i rëndë në Dollc

Minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të fshatit Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident, në të cilin sipas informacioneve të para ka mbetur i lënduar lehtë një person, raporton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes ndërkohë ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Nga ky aksident dëmtime të mëdha materiale ka pësuar një prej makinave të aksidentuara e cila ka përfunduar e përmbysur anash rrugës.

Gazeta Express ka provuar disa herë radhazi që të kontaktojë zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, por ai ka qenë i pa qasshëm.