VALDET BERISHA, NJË JETË E PRERË NË MES NË VLUGUN E PUNËVE TË MËDHA

Shkruar nfa Prend BUZHALA:

VALDET BERISHA, NJË JETË E PRERË NË MES
NË VLUGUN E PUNËVE TË MËDHA

– Homazh për Valdet Berishën (5.12.1966- 1 maj 2021), atdhetar, publicist, gazetar, njeri i letrave, luftëtar i UÇK-së, veprimtar i kulturës –

Klina sot u godit edhe nga një lajm i trishtë: shkon në amshim në moshën 54-vjeçare Valdet Berisha (i lindur më 5.12.1966), në Gjurgjevik të Madh. Lajm më goditës ka shumë kohë që nuk kam përjetuar me humbjen e këtij burri modest, njeri që ka ditur t’i nderojë vlerat e të tjerët, për shkak se ai ishte në kulmin moshës e të punëve të tij me vlerë.

1.
Ai ishte luftëtar i UÇK-së, publicist, njeri i letrave, gazetar, e, mbi të gjitha, veprimtar i madh e i zellshëm i lëvizjeve kombëtare prej viteve ‘80 e këndej. Klina varfërohet edhe për një penë hulumtuese e të zellshme. Për 30 vjet me radhë jo vetëm klinasit, por edhe opinioni i gjerë, do ta kenë parë Valdetin duke i moderuar manifestimet e ndryshme përkujtimore, historike, kulturore, festivale a përurime librash. Do ta kenë dgjuar e pëlqyer zërin e tij epik, të thellë, lartësues, që madhëronte me timbret e tij lartësuese veprën heroike të dëshmorëve e të figurave historike, me tesktet frymëzuese që i përpunonte vetë. Humbja është e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për mbarë Klinën. Pikëllimi e dhimbja janë të mëdha, sepse ai deri para pesë ditësh ishte aktiv, i gjallë. Në lëvizje, por goditet nga një sëmundje e shpejtë. Shkollën fillore e kreu në Gllarevë të Klinës, dhe që nxënës i fillores, ai përndiqet nga elementë antikombëarë të kohës e nga regjimi shtypës, që nuk e la të vazhdonte shkollën e mesme, të cilën e kryen vetëm gjatë viteve ’90, kur shkolla shqipe u shkëput nga sistemi arsimor serbo-jugosllav. Meqë jetonte në kushte të vështira materiale, ai nuk pati mundësi të ndiqte studimet, por ishte lexues i pasionuar, dashamir i madh i librit e i dijes, prandaj shfrytëzoi prirjen e tij për [email protected] amrrë me shkrime. Dhe që në vitet ’90 do të btojë shkrime me karakter historik, duke i ndriçuar figurat e ndritura kombëtare të Gjurgjevikut të madh, tribunë e lufëtarë, si Sadik Rama, Ukë saduikum, YXmer Berisha, metë Iemri e të tjerë. madje, te revistat e gazertat shqipe ai i botonte vazhdimisht shkrimet me karakter historik. Gjatë viteve ’90 shquhet për punë të palodhshme e të zellshme në lëvizjet polktike legale e ilegale. Kështu, kur nisi lufta çlirimtare, ai ardjitet në brigadën 113 “Mujhë Krasniqi që veprobte në arjonet e komunave Klinë e Drenicë.

2.
Pas luftës punoi si punëtor i Administratës në Klinë. Por nuk e ndaloi punën me shkrime, tash edhe si gazetar, një kohë i TV Dukagjinit, pastaj i Radio Drijonës në Klinë etj. kur nisëm ta nxirrnim revistën “Lyra” të festivalit të Klinës, ai ishte i paprintueshëm me ekipin e gazetarëve të rinj. Një kohë ishte edhe zyrtar komunal i informimit në Klinë.
Bashkëpunimin në lëmin e letrave me Valdetin e kam pasur të vazhdueshëm. Në të dy libra që i botoi si bashkautorë me të tjerët, isha recnesues e redaktor, siç janë veprat me rëndësi të ashtëzakonshme dokumentare :
1. Valdet Berisha & Fatmir Morina: “MES DHEMBJES DHE SHPRESËS/ Dëshmi për 135 të pagjeturit e komunës së Klinës”, botoi Shoqata për të pagjeturit, Klinë 2004)
2. Valdet Berisha dhe Sali S. Marmullaku: “MASAKRA NË FAMILJEN E ISUF ISTREF DUSHIT NGA GJURGJEVIKU I MADH MË 1913 (Heroizmi, gjeneanologjia)”, Prshtinë 2018.
Për të dy veprat ai ka investuar shumë kohë e zell me qëmtimin e dëshmive, literaturës, arkivave, deklaratave e dëshmive autentike etj. në dorëshkrim ka lënë edhe vepra të tjera për dëshmorët e Klinës, për Gjurgjevikun e Madh, për krimet serbe në komunën e Klinës etj. kur ia kërkoja që të mi sillte për tÇi botuar, me modesti thoshte: “Profesor, më duhet të hulumtoj edhe diçka, se nuk mendoj që e kam të realizuar punimin.” Mbante përgjegjësi për atë që shkruante.

3.
Te vepra e parë “Mes dhembjes dhe shpresës/ Dëshmi për 135 të pagjeturit e komunës së Klinës”, gazetarët e rinj, Valdet Berisha e Fatmir Morina, duan të dëshmojnë edhe njëherë alarmin e kambanave për zbardhjen e fatit të të zhdukurve; ato ende bien dhe i godasin veshët e institucioneve ndërkombëtare e kombëtare. Korrespondenti i terrenit, ai i kohës së luftës e të pasluftës, nuk e kishte të lehtë të shkruajë për këtë çështje: se aty merr barrën aspak të lehtë për të informuar për kapitujt sa krenarë, aq edhe tragjikë të golgotave e kalvareve të përbashkëta shqiptare.
Secila fjali e një lajmi, raporti a artikulli e bart rëndshëm peshën për dramën dhe tragjeditë e fatit kombëtar për të zhdukurit, dhe, së andejmi, lartësohet mbi kujtesën e ankthit. E, familjarët janë ata që rrëfejnë për fatin e të kidnapuarve; ata duan të dëshmojnë me pak fjalë ato drama të mëdha të përjetimeve të rënda e që u pagua me çmimin e ankthit e të mospajtimit me fatin e tillë: ata, mbase, janë gjallë diku! Dhe përnjëmend: e kush ka të drejtë t’i shpallë të vdekur?! Dhe një kambanë e tillë e alarmit të rrëqethëm dokumentar është edhe ky libër i dy autorëve të rinj.
Libri jep edhe të dhëna shpejt e shpejt për haraçin që e pagoi kjo anë: lufta e fundit në territorin e komunës së Klinës pati përmasa të mëdha shkatërruese. U vranë nga pushtuesi serb 333 qytetarë, prej tyre 86 dëshmorë të kombit, ushtarë të UÇK-së dhe 251 viktima, civilë të martirizuar për lirinë e Kosovës. U ushtruan masakra shumë të rënda, si ato në Poterç, Çupevë, Volljakë, Çabiq, Kërrnicë e Resnik. Shumë qytetarë klinas u masakruan edhe në vende tjera si në Izbicë, Postasel e Gullboc. U plagosën qindra persona, 273 femra mbetën të veja dhe 814 fëmijë bonjakë. Fshatra të tëra u boshatisën dhe pasi i plaçkitën, iu vu zjarri 4240 objekteve të banimit, por oxhaqet mbetën të parrënuara. U dogjën dhe u shkatërruan pothuaj të gjitha godinat shkollore, kultet fetare, ekonomitë familjare. U plaçkitën kompani të mëdha private e shoqërore, u shkatërrua tërësisht infrastruktura, u shkatërrua çdo gjë mbi këtë tokë…
Në këtë kontekst, veçohet, për nga përmasat e saj tragjike e dramatike, ngjarja e Kralanit. Ja një copëz dokumentare e rrëfimit dramatik të dëshmitarit të gjallë: “Më 26 mars 1999 në ora 12:15 forcat serbe hodhën bomba në oborrin e familjes Manaj në Klinë. Pas 15 minutash policët lokalë, Millosheviqi, Xhiki e Dragomir Radosavleviqi vranë në shtëpinë e vetë Sylejman Dushin. Më 29 mars 1999 forcat serbe nxorën me dhunë nga shtëpitë e tyre mijëra familje shqiptare. Kolona e dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre ishte nisë për në Shqipëri. Nga kolona i ndanë veprimtarët Hamit Krasniqin dhe Emin Deskun. Ramë Morina së bashku me bashkëshorten e vet, Eminen, ishin nisë nga Klina me makinë. Rama ndalet dhe arrestohet nga policia, I cili gjendet I vrarë pas luftës. Për këtë vrasje ishte në dijeni Sllavko Gjurishiçi Na Klina… Në Kralan arritëm në ora 3 të mëngjesit të 29 marsit. Aty ishim dhjetëra mijëra vetë dhe qëndruam ashtu së bashku deri më 2 prill. Më 2 prill 1999 në ora 16:30 u rrethuam nga forcat serbe afër shkollës së Kralanit. Aty na ndanë 500 veta dhe na detyruan që të zhvishemi në shokë e përpjetë. Aty majori Grujiq del nga disa shkurre dhe e urdhëron tanksin që të kthehet prapa, urdhëron që të vishemi të gjithë për pesë minuta. Më 3 prill 1999 në ora 7:30 na kanë detyruar që të ulemi në gjunjë dhe më kokë ulur. Aty kanë filluar me na plaçkitë dhe me ia vu zjarrin traktorëve dhe veturave që gjendeshin pranë nesh. Ne aty kishim bërë tri ditë pa hëngër dhe pa pi. Gjuajtjet e serbëve me armë të ndryshme s`kishin të ndalur. Aty e plagosën Hasan Dushin dhe një person nga Llapçeva dhe na thoshin, se “po iu gjuan UÇK-ja.” Në orën 22:30 erdhën disa policë e na urdhëruan që të bëhemi gati për në Shqipëri. Ka ardhur një kamion dhe na kanë urdhëruar që të hipim në të. Aty hipën 100 veta dhe shkuan për në Shqipëri. Mbetëm edhe 273 tjerë, kurse për kamionin e dytë, edhe pse na thanë se do të vijë, nuk erdhi. Më 4 prill 1999, në ora 7:30, zbritën nga mali dhjetëra policë dhe ushtarë të tërbuar e na thanë “krejt ju jeni UÇK dhe duhet me iu mbyt të gjithëve”. Në oren 8:30 erdhi përseri majori Grujiq dhe na tha: “ E keni lypur NATO-n dhe qysh e keni lypë e keni gjetë. Shka iu vyen juve UÇK-ja dhe NATO-ja”. Pas pak disa ushtarë tjerë kanë ardhë dhe i kanë ndal 76 veta në ora 9:15. Diku rreth orës 18:30 kemi arritur afër kufirit në pikën e Qafëprushit.”
E pra, i vetmi faj i tyre paska qenë pse ata janë shqiptarë, se nuk kishin pranuar të largoheshin nga shtëpitë e tyre as kur zunë bombardimet e NATO-s, se e donin rrënjëzimin ekzistencial për truallin e vendlindjes e për shtëpinë e lindjes më shumë se bukën e më fort se shpirtin.

4.
Te vepra e dytë : “MASAKRA NË FAMILJEN E ISUF ISTREF DUSHIT NGA GJURGJEVIKU I MADH MË 1913 (Heroizmi, gjeneanologjia)”, flitet për një familje të dalluar, nga e cila në altarin e lirisë dhanë jeëtn gra, fëmijë e burra: 18 të djegur në flakën e e zjarreve të luftës më 1913, dhe katër të tjerë të masakruar.
Autorët shënojnë: “Kryefamiljari Isuf Dushi me djalë e dy vëllezër barbarisht të masakruar. Një nuse vjeç 24 e rrëmbyer dhe atë ditë e sot pa gjurmë. -Shënime për këtë familje kemi filluar ta mbledhim qysh në vitet e 80-ta, kemi biseduar me shumë personalitete të kohës, mirëpo ato të dhëna gojore të shkruara në dorëshkrim, i mori flaka e luftës. Menjëherë pas luftës filluam të rimblidhnim përsëri material, edhe pse tani ishim më të varfër ngase një pjesë e informatave ishin shuar dhe ishin vrarë në luftën e fundit. Kur i pyesnim informatorët për këtë ngjarje të gjithë së pari ofshanin e pastaj fillonin t`i flisnin e shumicë nga ta u dilnin edhe lotët:
– Eee, masakër e madhe âsht bâ baco i kanë pre e gri e i kanë kallë në flakë të shpisë 22 rob deri fëminë 5 vjeç e morën që ish tue luejtë me moshatarët e vet. Kësi masakre veç i pashpirti din me bâ. Këto rrëfime autentike të informatorëve tanë të respektuar, duke e treguar realisht ngjarjen, për ne janë të barabarta me dokumente arkivorë. Ne e morëm si një përgjegjësi të madhe të shkruajmë për këtë masakër ndaj familjes Dushi, për luftërat dhe betejat frontal që e zhvilluan të mbijetuarit Zeqir dhe Rexhë Dushit. Për bijat e tyre që sot kanë krijuar lagje në fshatrat e tyre, Jashanicë, Çabiq Mleqan e Dush. Për brezat e rinj të familjes Dushi në Çerret. Durrës e diasporë.”
Kapitujt radhiten njëri pas tjetrit. Në ta parin merret me historikun e fshatit, gjenealogjisë familajre, lagjet, toponiminë, përjetimet që nga Lidhja e Prizrenit në mbrojtjen e tokave shqiptare, përshkrimi i luftës në shtëpinë e Sali Kurtit në Pogragjë, masakrën ndaj familjes Dushi etj. Në të dytin jepen dëshmi për vrasjet në “kohën e Bugarit” (si i quan populli pushtimet bullgare), kryengritjet konmbëtare për çlirim më 1919, për luftën në kullë të Sali Maliqit, varrimin te xhamia e kuqe në Shkodër të Zeqir Isufit dhe dy poezi kushtuar ngjarjes. Në të tretin flitet për figura e ngjarje historike dhe opinione e dëshmi. Kapitulli i fundit merret me gjenealogjinë e familjes.

5.
Valdeti shkoi në amshim. Por ai la gjurmë nderi, pune, lufte e krenarie, pa marrë parasysh përjetimet e rënda që kishte. Nuk i kishte të lehta betejat me jetën e vështirë, dhe gjithmonë ai ruante optimizmin, duke zgjedhur drejtimin më të mirë, jetën frymëzuese, duke qëndruar i fortë e jo i ligështuar në këto beteja dhe duke ruajtur qetësinë.
Profili i tij, prej njeriu të thjeshtë, aspak i mbufatur, dallihet, pra, në disa fusha: nmë jetën atdhetare, në atë luftës për liri, në botën e librit, në punën si gazetar dhe sidoms si organizator i zhdërvjelltë i veprimtarive kulturore e përkujtimore, të cilave ua jepte hirin e madhështinë meritore.
Edhe bashkëluftëtarët e tij kanë se çka të kujtojnë për të me mburrje.
Një jetë e prerë në mesin e vlugut të punëve e ambicieve të mëdha.
Ai nuk do të harrohet, por do të kujtohet për të mirë e me nderime përgjithmonë. Shkrimtari britanik George Eliot, do të thoshte: “Të vdekurit tanë nuk janë kurrë të vdekur për ne, derisa nuk i harrojmë ne.”
Ngushëllime familjarëve dhe të gjithëve për këtë humbje të pakompenzueshme,
I përjetëshëm qoftë kujtimi për të.
Ai shkoi në gjirin e luftëtarëve e tribunëve të mëdhenj të Gjurgjevikut të Madh e që aq shumë e lartësoi në shkrimet e tij.

(1 maj 2021)

SHARE