Vdes një person nga aksidenti në Orllat!

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Orllat.

Nga ky aksident, fatkeqësisht e ka humbur jetën një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi./