Ferat Shala takon piktorin nga Drenasi: Në tablotë e tij përjetësohet kujtesa heroike e Drenicës

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ferat Shala ka kaluar ditën në atelienë e piktorit nga Drenasi, Nazmi Heta,

Shala ka thënë se në tablotë e Nazmi Hetës përjetësohet kujtesa 

“Në atelienë e piktorit, Nazmi Heta.Nazmi Heta është një artist i rrallë që me pikturat e tij i jep karakter dhe bukuri natyrës dhe njerëzve të Kosovës.Në tablotë e Nazmi Hetës përflaken ngjyrat më të bukura të luleve të Drenicës, përjetësohet kujtesa heroike e qëndresës dhe luftës së saj”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Shala u shpreh se Drenasi është me fat që ka një piktor si Nazmi Heta.

“Drenasi është me fat që ka një piktor si Nazmi Heta. Arti i tij na shton vlerën dhe fisnikërinë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Ferat Shala garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 14 në listën e Partisë Demokatike të Kosovës.