Organizatat e Luftës u anashkaluan në zbulimin e bustit të Anton Çettës në Klinë, reagon OVL UÇK

Sot në qytetin e Klinës u bë zbulimi i bustit të veprimtarit, Anton Çetta.

Por, OVL UÇK nga kjo komunë, përmes një njoftimi janë shprehur të indinjuar duke thënë se udhëheqja komunale kanë anashkaluar tri organizatat e luftës çlirimtare në këtë manifestim.

Ky është njoftimi:

Sot me datēn 01.05.2021 është berë zbulimi i bustit te veprimtarit te çeshtjes kombëtare nen patronatin e Komunës se Klinës.

Ka qenë praktik qe leto zbulime gjithëherë janë berë bashkë me tri Organizatat e Luftës Çlrimtare .

Çuditrisht asnjë njoftim dhe anashkalim i Organizatave te Luftës Çlirimtare për mos pjesmarrjën tone ne ketë zbulim.

Ne si Organizata do vendosim lule prane ketij veprimtari tanime pa Çeverisjen Komunale e cila na anashkaloj turpi do bije.mbi ta.