KRYETARI ELEZAJ MBAJTI TAKIM PUBLIK ME QYTETARË, DISKUTOHEN TË ARRITURAT, VËSHTIRËSITË DHE SYNIMET

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot, në sallën e Kuvendit të komunës, ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët e Klinës.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe drejtorët e rejtorive, është diskutuar për rrjedhat e qeverisjes në gjashtëmujorin e parë, të arriturat, vështirësitë dhe synimet e qeverisjes komunale për këtë vit.

Kryetari Elezaj, në fjalën e tij theksoi se gjatë këtij viti me përkushtim të madh kemi punuar që t’i përmbushim kërkesat e qytetarëve, duke përmendur projektet të cilat janë në realizim dhe vështirësitë e paraqitura në implementimin e disa projekteve.

“Me përkushtim të madh kemi punuar në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve në realizimin e projekteve infrastrukturore në secilën fushë. Janë asfaltuar rrugë, janë shtruar trotuare dhe rrjete të kanalizimit, është investuar në rinovime të shkollave, rinovimet e QKMF-së dhe AMF-ve, kemi implementuar projekte në sektorin e bujqësisë dhe riparime të rrugëve, në ndriçim publik etj. Një angazhim e përkushtim i tillë, nuk do të mungojë as vitin e ardhshëm, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe sigurimit të një jetese më të mirë për të gjithë” – tha kryetari Elezaj në prezantimin e projekteve të përfunduara për këtë vit.

Qytetarë të cilët ishin të pranishëm, kanë shprehur vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre para kryetarit dhe drejtorëve të komunës. Ndër kërkesat kryesore të tyre ishin: investimet për sigurimin e ujit të pijshëm, investime në rrugë, kanalizime, mirëmbajtja e hapësirave publike, etj.