OVL UÇK në Klinë përkujton dëshmorët e Klinës, për Ditën e Çlirimit

Shoqata e Dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dega në Klinë, me kryetar znj. Hajdin Balaj, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Klinës, kryetarin e Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi, dhe nënkryetaren e Komunës, Marqe Selmanaj, organizuan sot një aktivitet të veçantë përkujtimor në nderim të Ditës së Çlirimit të Klinës, që shënohet më 18 Qershor.

Në këtë aktivitet morën pjesë bashkëpunëtorë të shumtë dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët u mblodhën tek Lapidarët e Dëshmorëve të rënë për lirinë në fshatrat e Klinës.

Ceremonia u organizua për të nderuar dhe kujtuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heroizmit në luftën për liri./Klina info/