Champions League/ Sonte Ballkani-Ludogorets

Kampioni i Kosovës Ballkani, sonte do ta nisë kampanjën kualifikuese në Champions League.

Me fillim nga ora 20:45, do të ndeshet me ekipin nga Bullgaria, Ludogorets Razgrad.

Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Optimistë u shprehën gjatë së hënës nga kampi i skuadrës suharekase.

Trajneri Ilir Daja, tha se duhet të japin maksimumin në fushë.

E futbollisti, Armend Thaqi, tha se skuadra mysafire s’do ta ketë fare të lehtë këtë përballje.