Nesër bëhet varrimi i Vesel Avdylaj nga Zabergja

Vesel Avdylaj, 32 vjeçar , nga fshati Zabergjë i Klinës, i cili humbi jetën si pasojë e ngufatjes nga gazi në një fabrikë që merret me prodhimin e vajit për automjete, do të varroset nesër, të martën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Zabergjë(Komuna Klinë), në ora 13:00, kanë konfirmuar familjarët për Klinainfo.
Vesel Avdylaj prej vitesh punonte dhe vepronte në Zvicër, atje ka edhe familjen e tij të ngushtë, gruan dhe djalin 3 vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.
Vdekja aksidentale e Vesel Avdylajt në vendin e tij të punës në Zvicër ka ndodhur tri ditë më parë./Klina.info/