1100 aplikues për subvencione në Komunën e Klinës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Klinës, ka njoftuar se gjithsej numri i aplikimeve të pranuara për subvencione dhe pagesa direkte në komunën e Klinës, ka arritur shifrën në 1100 .

Sipas zyrtarëve të cilët kanë pranuar aplikacionet në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, kjo shifër është me e larta deri më tani krahasuar me vitet e tjera si dhe këtë vit ka më shumë të mbjelluara me misër, grurë, pemë, perime etj. Gjithashtu ata u deklaruan se procesi ka shkuar mirë dhe që nuk ka pas pritje të gjata në radhë.

Drejtori i Bujqësisë, z. Lorenc Marleku ka shprehur mirënjohje të thellë për fermerët, për punën e tyre si dhe për zyrtarët komunal të kësaj drejtorie për angazhimin e tyre maksimal gjatë afatit të aplikimit. Ai theksoi që gjatë kësaj qeverisje përkrahja për fermerët tanë nuk do të mungojë asnjëherë madje shumë shpejtë do të përkrahen edhe me thirrje të reja për subvencionime.