Dyshime se ‘Petrol Company’ vodhi naftën e QKMF-së në Gjakovë, Komuna: Nuk është sjell asnjëherë në rezervuarë

Dy ditë më parë u raportua se një mijë litra naftë janë zhdukur nga kaldaja e ngrohjes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc të Gjakovës.

Për këtë komuna e Gjakovës ka dalur me një njoftim, ku bënë të ditur se sasia e naftës nuk është sjell asnjëherë në rezervuarët e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Komuna e Gjakovës informon opinionin lidhur me raportimet mediale për mungesën e naftës për ngrohje në QKMF-në e qytetit se sasia e naftës nuk është sjell asnjëherë në rezervuarët e saj. Pasi që është hetuar sasia e munguar e naftës, janë dhënë udhëzimet që rasti të paraqitet te organet e drejtësisë për hetim. Hetimet do ta zbardhin të vërtetën, ndërkaq vendimet proporcionale do të merren me përfundimin e tyre”, thuhet në reagimin e Komunës së Gjakovës.

Komuna e Gjakovës informon opinionin lidhur me raportimet mediale për mungesën e naftës për ngrohje në QKMF-në e qytetit se sasia e naftës nuk është sjell asnjëherë në rezervuarët e saj.

Pasi që është hetuar sasia e munguar e naftës, janë dhënë udhëzimet që rasti të paraqitet te organet e drejtësisë për hetim. Hetimet do ta zbardhin të vërtetën, ndërkaq vendimet proporcionale do të merren me përfundimin e tyre.

Gazeta Online Reporteri.net nga burimet e saj merr vesh se kompania që e furnizon me naftë QKMF-në është “Petrol Company”.

Derisa tanimë rasti është paraqitur në Polici dhe Prokuroria e Gjakovës ka filluar hetimet.

“Fillimisht është iniciuar rasti për veprën penale vjedhje. Hetuesit e njësisë rajonale në Gjakovë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”.

Theksojmë se nafta në QKMF përdoret për ngrohje, ndërsa është kuptuar që është zhdukur në momentin kur është dashur të ndizet ngrohja./Reporteri.net/

SHARE