Dafina publikon videoklipin me Arta Nitajn

Dafina Zeqiri ka publikuar videoklipin e këngës “Murder on the dancefloor”.

Këngës që u publikua më 1 tetor, në kuadër të albumit “Dafinë moj”, sot iu shoqërua edhe realizimi vizuel, që sjell Dafinën mjaft sensuale.

Videoklipi sjell artisten kosovare në disa skena me plot ngjyra të ndezura, si dhe duke vallëzuar me dy vajza, një ndër to edhe modelja Arta Nitaj.

Kënga është bërë në bashkëpunim me këngëtarin Ron Zaiti.