Arrestohen 4 të dyshuarit për vjedhjen nxehëseve elektrike në një shkollë në Klinë

Stacioni Policor në Klinë. dje është njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shkollën fillore “ Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë dhe kanë vjedhur pesë nxehëse elektrike.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër persona të dyshuar, tre nga ta persona të mitur”, njofton policia.

Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.

Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.