Hapi barnatoren që i kishte dalë licenca dhe nisi të shiste barna me çmime të ngritura, arrestohet pronari në Klinë

Hapi barnatoren

Dje në Klinë është arrestuar një pronar i një barnatoreje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar pasi kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura.

“Sipas inspektorëve, të dyshuarit i kishte skaduar licenca e punës. Malli është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i PK-së, njofton Koha.