Burri i Vjosës: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar një status në Facebook – pas një interviste televizive të gruas së tij.

Sipas tij, është historike që të jesh personi i trete me i votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës (përfshirë edhe Presidentin Rugova në këtë listë).

“…dhe kjo, për dallim nga dy tjerët qe mbanin pozita te kryetarit te partisë”, ka shkruar ai.

Sadriu theksoi se Vjosa e vetme fitoi vota më shumë se 32 deputetë së bashku në Kuvend.

“Legjitimitet (1) është edhe të fitosh e vetme më shumë vota kumulative se 32 deputetë bashkë të Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar ai.