Vdes në moshë të re polici nga Vushtrria, ishte pjesëtar i UÇK-së

Ka vdekur zyrtari policor nga Vushtrria, Milaim Fejzullahu.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë ditur familjarët e tij.

“Varrimi do të bëhet të dielen me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi”, kanë njoftuar familjarët.

Milaimi gjatë luftës së UÇK-së, ishte angazhuar në organizimin dhe themelimin e Njësitit të UÇK -së, në Shallc të Vushtrrisë, ku edhe emërohët komandant i këtij njësiti, të Brigadës 142 – ZOSH, e më vonë edhe pjestar i PU të Brigadës 142.