Qytetarët i thonë JO- Fabrikës se Çimentos në Klinë

Iniciuesit e peticionit kundër fabrikës se çimentos në Klinë,nga sot janë vendosur edhe me një tavolinë në sheshin e Klinës, ku qytetarët të kenë mundësinë që përmes së drejtës elementare t`a nënshkruajnë peticionin kundër ndërtimit të kësaj fabrike.

Vlen të theksohet që zëri i qytetarëve po shprehet në masë të madhe kundër kësaj fabrike. Sipas informatave të iniciuesve vetëm sot kanë nënshkruar mbi 500 qytetaë. Përkrahja e jashtëzakonshme dëshmon që klinasit duan ta mbrojnë me fanatizëm natyrën dhe jetën.

Në orën 11 iniciuesit e peticionit se bashku me ekspertin e mjedisit mrsc. Faton Berisha kanë qën të ftuar në një emision në radio Alba për të sqaruar gjendjen që solli deri te iniciativa për fillimin e mbledhjes se peticionit në një hark kohor prej 60 minuta. Të ftuarit në emision sqaruan shumë dilema rreth gjërave rreth iniciativës për refuzim të ndërtimit të fabrikës se çimentos.

Si duket edhe thirrja përmes radios dhe medieve ka pas sukses ku numri i qytetarëve që shkruanin sot peticionin ishte shumë i madh.. Ky veprim do të vazhdoj edhe në ditët në vijim pasi kërkesa e qytetarëve është që të kenë mundësi të nënshkruhen me shumë në këtë peticion.

Grupi inicues që disa herë po ka nevojë që të sqarohet që nuk qëndron pas asnjë grupi politik, asnjë grupi interesi përveq si qytetari aktive të mbrojmë ambientin tonë ku jetojmë.

Në cdo vend të botës qarqet e caktuara që i takojnë industrialistëve bëjnë presion në qeveri që të operojnë pa përfillur mbrojtjen e ambientit, kurse shoqëritë njerëzore në cdo vend i bëjnë presion qeverisë që të forcoj masat mbrojtëse për mjedisin ku jetojmë, kjo vlen jo vetëm për njerëzit por për gjithë diversitetin natyror ku jetojmë.

Nënshkrimi në peticion është forca e qytetarisë aktive që të ndërgjegjësoj pushtetin në mënyrë që të jetë gardian fanatik i mbrojtje se natyrës dhe vendit ku jetojmë.
Secili nënshkrues e shprehte edhe me fjalë që: “s’duam një Han të Elezit në Klinë”/Klinainfo/

SHARE