Haradinaj për Personat me Aftësi të Kufizuara: Sa më pak paragjykime sa më shumë dashuri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një reagim lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Ai ka thënë se Personat me Aftësi të Kufizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë tonë, duke kërkuar që të ketë sa më pak paragjykime për ta dhe sa më shume dashuri.

‘’ Personat me Aftësi të Kufizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.  Në ditën që shënohet për nder të tyre, apelojmë për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi.  Sa më shumë dashuri, sot e çdo ditë’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook