Eksperti amerikan çuditet me Hotin që mori shtatë zyrtarë me vete në Uashington

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, njëherit profesori Alon Ben Meir, ka shkruar për takimin që pritet të mbahet sot dhe nesër në Shtëpinë e Bardhë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir është shprehur i çuditur me faktin se si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar vet i 8-ti në Uashington.

Ai ka thënë se Hoti duhet ta ketë një arsye të mirë se pse ka marrë një delegacion kaq të gjerë me vete në kryeqendrën amerikane.

Postimi i plotë:

Delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë tashmë ka arritur në SHBA. Delegacioni përbëhet nga tetë persona: Kryeministri, shefja e kabinetit, dy zv/kryeministra, ministrja e jashtme, ministri i Drejtësisë dhe ai i Infrastrukturës, si dhe koordinatori shtetëror për dialogun. Kjo mund të jetë një mbingarkesë. Shpresoj që kryeministri Hoti të ketë një arsye të mirë që ta sjellë një delegacion kaq të gjerë.

SHARE