Kjo është shuma e parave që u grabitën sot në Western Union në Prishtinë

Kompania për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave që u grabit nën kërcënimin e armës në rrugën “Bill Clinton” është “Wester Union”.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se shuma e parave që janë grabitur është 2 mijë e 50 euro.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Sot reth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave.

Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.