38 pacientë me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 53 pacientë me COVID-19,

Në raportin ditor të spitalit thuhet se, 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respiratorë.

Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 11 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 mijë e 689 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime radiologjike dhe prej tyre 92 rëntgena, 15 EHO dhe 8 CT-ja.