Nora në bjeshkë, mahnitë me fustan të zi

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka paralajmëruar se nesër (e shtunë) do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo vjen sërish në bashkëpunim me Irkenc Hykën, në një këngë e cila titullohet “Jena n’da”.
Kënga do të publikohet në orën 17:00, ndërkohë që këtë javë janë kryer xhirimet e klipit.
Nora ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram një fotografi nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft atraktive veshur me një fustan të zi me prerje.Fotografia është realizuar në ambient të hapur, me çka ka bërë të ditur se dyshja do të sjellin peisazh natyror në klipin e tyre të ri.Kjo nuk është hera e parë që Nora dhe Irkenc Hyka bëhen bashkë, kjo pasi ata kanë sjellë edhe më parë një bashkëpunim të titulluar “Tymi i dashnis 2”, përcjell Telegrafi.Përveç projekteve muzikore, Istrefi po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me koncerte të shumta anë e mbanë trevave.