Dhunime, ngacmime seksuale e prostitucion, ja sa raste u raportuan në polici brenda ditës

Rastet e dhunimit, të sulmeve seksuale, ngacmimit e prostitucionit janë shtuar së fundi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka trajtuar shtatë raste të tilla.

Sipas policisë kanë ndodhur dy raste të dhunimit, njëri në Prishtinë e tjetri në Ferizaj, tri raste të ngacmimit seksual, dy në Prishtinë dhe një në Rahovec, sulm seksual ka pasur në Prishtinë ndërsa prostitucion në Gjilan.

Raportet e policisë:

DHUNIM
Prishtinë 12.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktimën femër. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

SULM SEKSUAL
Prishtinë 11.05.2022 – 16:00. Me 14.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me 11.05.2022 e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

NGACMIM
Prishtinë 14.09.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar duke i shkuar prapa viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Me veprimet që i kishte bërë i dyshuari tek viktima kishte ngjallur shqetësim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Veternik, Prishtinë 14.09.2022-15:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj ) pasi e ka kontaktuar me telefon e ka takuar dhe duke e përcjellë me veturë e ka ofenduar verbalisht. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

MARRJE ME PROSTITUCION
Gjilan 14.09.2022 – 12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

DHUNIM
Ferizaj-Prishtinë NN-NN. Me 14.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke e joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel, ndërsa para dy muajve sipas saj kishte ndodhur një gjë e tillë (dyshohet të se është keqpërdorur seksualisht) nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

NGACMIM SEKSUAL & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rahovec 14.09.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar verbalisht dy viktimat një femër me fëmijën e saj mashkull kosovar-e . I dyshuari dhe viktima femër janë përleshur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .

SHARE