Zyrtare: Dukagjini prezanton tansferimin e madh të merkatos

KF Dukagjini ka prezantuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesin Otto John. 

Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça.

Është ky transferimi i shtatë i klinasve në afatin kamitar veror, teksa skuadra ka rikthyer në ekip edhe dy futbollistë të cilët ishin në huazim.

Dukagjini pikërisht ndeshjen e parë në këtë edicion e zhvillon të shtunën ndaj Prishtinës si vendas.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini.

𝐒𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐎𝐭𝐭𝐨 𝐉𝐨𝐡𝐧, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈

Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça. Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit z. Armend Dallkut.

Mirë se vjen OTTO, na priftë e mbara!
𝓝ⁱᵍʰᵗ𝓦ᵃˡᵏᵉʳ𝓞ᵗᵒ

SHARE