“Mirusha Company” fillon punimet në rrugën Siqevë Aqarevë

Kanë filluar punimet për shtrimin e asfaltit në rrugën që lidhë Klinën me Skenderaj, përkatësisht fshatrat Siqevë dhe Aqarevë. Kjo rrugë, e cila ka një gjatësi mbi 7 kilometra, është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Klinës, dhe punimet po kryhen nga “Mirusha Company”, kompani kjo liderë në fushën e ndërtimeve.
“Mirusha Company” ka realizuar disa projekte në komunën e klinës, në infrastrukturë rrugore, kanalizime dhe ujësjellës, të cilat janë ndërtuar me kualitet të madh dhe përgjegjësi të plotë.