Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri, dy persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Sipas Policisë, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 09:19 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Gracë, për shkak të vozitjes së rrezikshme është ndaluar automjeti dhe nga kundërvajtësi janë kërkuar dokumentet dhe në shenjë pakënaqësie të dyshuarit A.V., 41 vjeçar dhe A.V., 23 vjeçar kanë shfaqur agresivitet dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin më të afërt policor në Vushtrri, me urdhër të prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj të dyshuarve të arrestuar është iniciuar vepra penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, thuhet në komunikatë.

SHARE