Monza “kapitullon” Interin

Interi ka humbur mundësinë për të dalë në vendin e katërt.

Zikaltërit janë mposhtur në “San Siro” nga Monza me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Caldirola në minutën e 78-të.

Me këtë humbje, Interi mbetet në vendin e pestë me 51 pikë derisa Monza është në vendin e 12-të me 38 pikë. /