Deri në tri orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pritjet për dalje nga pika kufitare në Merdarë aktualisht shkojnë deri në tre orë.

Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 800 metra.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha e pritjeve për dalje te Dheu i Bardhë është një orë e gjysmë.

Në Jarinjë po pritet 10 minuta për dalje, kurse në të gjitha pikat tjera kufitare deri në 5 minuta.