Reklama i bie mbi kokë 22-vjeçarit në Drenas

Një 22-vjeçar është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas, pasi një reklamë i kishte rënë në kokë, si pasojë e erës së fortë.

Lajmin e ka zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se i riu është dërguar për tretman mjekësor.

“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor. Nga era është shkëputë një “reklamë” e një dyqani dhe e njëjta i ka rënë në kokë”, u shpreh Ahmeti.