Kujtohen 5 dëshmorët nga Sferka e Gllareva, Përqva dhe Zabërgja

Sot janë 24 vite nga rënia e 5 dëshmorëve; Shefqet Hasanaj, Ramiz Gashi, Riza Saihaj, Xhafer Gashi e Nazmi Gashi.

Familjarët e Shefqetit, bashkëluftëtarë e organizatat e dala nga lufta, kujtuan trimat dhe sakrifën e tyre.

I pranishëm ishte edhe kryetari i OVL UÇK në Klinë, Hajdin Balaj.

Ai tha se ditë e data të tilla na bëjnë të reflektojmë dhe kujtojmë ata që ua kemi me borxh lirinë që ne e gëzojmë sot./Klina info/