33 raste të reja me Covid-19, shkon në 420 numri i të infektuarve në Kosovë

Në Kosovë sot janë shënuar edhe 33 rase të reja me Covid-19, mëson KOHA.

Nga mbi 170 testime të bëra, 33 prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 420 në nivel vendi.

Me më së shumti raste sot të rezultuar pozitiv është Ferizaj, me nëntë persona.