Mbi 1500 gjoba në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1661 gjoba për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Ndërkaq, 25 persona u arrestuan, ku 21 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku me të lënduar dhe 58 aksidente me dëme materiale ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.