Klinë, arrestohet një person pasi ushtrojë dhunë ndaj një femre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj një femre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak te dyshimit se kishe ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.