Aksident në Pejë, makina përplas çiklistin

Një aksident tjetër ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ku për pasojë një person i moshës së re, që po ngiste biçikletë është goditur nga një makinë.

Në vendin e ngjarjes ka qenë policia dhe ka bërë hetimet fillestare, ndërsa viktima është dërguar me autoambulancë për kontrolle të mëtutjeshme,

Ky aksident, ndodhir vetëm pak metra më larg një aksidenti tjetër që ndodhi në po të njëjtën hapësirë të qendrës së Pejës, ku një motoçiklist e përplasi një kalimtare.