Me 4 Prill, në Ditën e të pagjeturve, kujtohen dëshmorët dhe martirët e Klinës

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të 4 Prillit-Ditës së të Pagjeturve të Klinës, më datën 4 prill 2022, mban homazhe dhe Akademi Përkujtimore.
Aktivitetet për ta shënuar këtë ditë, do të nisin në orën 09:00 ku fillimisht do të bëhen homazhe te përmendorja e martirëve në Klinë.
Në orën 10:00 homazhe te Permendorja e Martirëve në Kralan. Në 10:15 te varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pastasellë dhe Izbicë.
Derisa në orën 11:00 do të bëhet zbulimi i pllakës për martirët e Qupevës – Qupevë e Lartë.
Ndërsa, Akademi Përkujtimore mbahet në orën 13:00 në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë.