Kroacia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kroacia është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me fuqi 4.2 të shkallës Rihter, i cili goditi zonën Knin, Graçac dhe të gjithë zonën bregdetare Zadari deri në Sibenik.

Tërmeti ndodhi në orë 05:10 të mëngjesit dhe epiqendra e tij ishte 23 km në veriperëndim të Knin, transmeton Gazeta Sinjali.

Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë ende nuk ka informacion se nga ky tërmet a janë shkaktuar dëme materiale apo jo.