Largohet nga autobusi në Komoran lënda e dyshuar shpërthyese

Në orët e mbrëmjes në Komoran është dyshuar se në një autobus kishte lëndë shpërthyese,

Në vendin e ngjarjes menjëherë kishin dalur Policia, FSK-ja dhe KFOR-i.

Pas një pune intensive, pas afro 2 orësh është arritur të largohet nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthese.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

Ai tha se është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘  mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

“Në ora 19:51, njësitet policore që kanë qenë të përfshira në rastin në Llapushnik kanë përfunduar ekzaminimet në vend-ngjarje.

Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthese. Në koordinim me prokurorin është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘  mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’. Njësitet e hetuesisë më pas do të merren me hetimet për të ndriçuar këtë rast”, tha ai./