Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë,( Video )kolona me kilometra

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë – Pejë në dalje të Fushë Kosovës.

Në fotot dhe video të cilat i kanë dërguar lexuesit e Klina info shihet që forcat e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa një kolonë disa-kilometërshe e veturave është krijuar si pasojë e aksidentit.

Nuk dihet ende për dëmet nga ky aksident.