“Suksesi më i madh i Policisë që nga shpallja e pavarësisë”, kjo është kërkesa e Kurtit për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli se për sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit ku një grup i armatosur serb sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Ai tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, raporton Indeksonline.

Kurti tutje shprehu falënderim për Policinë e Kosovës dhe gjithashtu pati kërkesë për qytetarët që t’i falënderojnë policët kudo që janë.

“Të dielën është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale terroriste të cilët i kemi luftuar për më shumë se dy vjet e gjysmë. Është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Është dëshmuar profesionalizmi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, institucioneve tona të sigurisë, është dëshmuar kapaciteti i plotë për të mbrojtur republikën. Ky është suksesi i tyre më i madh që prej shpalljes së pavarësisë. Kjo na bën krenar të gjithëve e secilin. Iu ftoj të gjithë juve këtu e gjithë qytetarët e Kosovës që ti falënderojmë pjestarët tanë të Policisë në unfirmë kudo e kurdo që i shihni. Në mëngjes, gjatë ditës e në mbrëmje. Në rrugë, në sheshe, në lagje e trafik. Ju faleminderit për shërbimin tuaj”, tha Kurti.