U lëndua rëndë ndaj Dritës, operohet Shala

Mbrojtësi i KF Dukagjinit, Arber Shala është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes kampionale ndaj Drites.

Shala është operuar ne meniskusin dhe ligamentin, nga Dr. Lavdim Berisha.

“Klubi e falëndëron Dr. Lavdimin për kujdesin e veçantë ndaj futbollistit tonë Arbër Shala, dhe njëkohësisht Arbërit i dëshirojmë shërim të shpejtë duke shpresuar se do të kthehet në fushë sa më shpejtë” thuhet në njoftimin e skuadrës nga Klina