Del nga shinat treni: në Itali Dy të vdekur dhe 27 të plagosur

Kanë dalë nga shinat lokomotiva dhe një vagon i trenit ekspres Milano-Bolonja, duke shkaktuar dy të vdekur dhe 27 të plagosur. Të vdekurit janë makinistët e trenit.

Nuk ka pasur shumë viktima pasi ishte treni i parë i mëngjesit dhe nuk kishte shumë pasagjerë. Dinamika e incidentit mbetet për tu shqyrtuar, por nga dëshmitë e para rezulton se për shkaqe ende të panjohura, lokomotiva bashkë me një vagon ka dalë nga shinat duke u përplasur me një vagon mallrash që ishte i ndaluar në linjën paralele, dhe pastaj me një ndërtesë të hekurudhave që ishte afër linjës. Ndërsa vagonët e tjerë kanë vazhduar të zhvendosen edhe për disa dhjetëra metra pa dalë nga shinat.