Banorët e Pejës përballen me erëra të fuqishme, dëme të shumta po shkaktohen prej dy ditësh

Erëra të fuqishme pati në Pejë prej dy ditësh radhazi.

Si pasojë e këtyre erërave dëme të mëdha janë shkaktuar në gjithë komunën.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet qartë se shumë banorë kanë pësuar dëme materiale në vendet ku banojnë, por edhe në vetura e gjësende të tjera.