Haradinaj sot takon Rrahman Jasharaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do ta zhvilloj sot një takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka njoftuar kjo parti.

Sipas njoftimit takimi do të zhvillohet në zyrën e SBAShK, tek Qendra e Studentëve në Prishtinë, në ora 12:00.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se pas përfundimit të takimit do të ketë deklarim për media.